Më shumë se 12 milionë gra nga e mbarë bota kanë ndarë përvojat e tyre të abuzimit dhe ngacmimit seksual përmes një hashtagu #MeToo ( Unë gjithashtu) që shpërtheu së pari në rrjetin social Twitter dhe më pas në Facebook.
Fraza që filloi të tronditë rrjetet sociale, filloi pasi shumë aktore ndanë përvojën e tyre të hidhur në lidhje me ngacmimet seksuale dhe përdhunimet që ishin bërë nga producenti i njohur i kinematografisë, Harvey Weinstein.
Mijëra rrëfimë mbështetëse janë dërguar në adresë të aktores Alyssa Milani, e cila vendosi e para që të rrëfejë historinë e dhimshme të saj.
Për 24 orë, rrjetet sociale janë pushtuar nga fraza #MeToo, përfshirë edhe aktore, këngëtare, sportiste, gra të mediave dhe gra që nuk kanë të bëjnë me jëtën publike, transmeton portali arbresh.info
Disa media kanë filluar të quajnë hashtagun #MeToo lëvizje për të drejtat e grave, për shkak të përgjigjjes dhe vëmendjes së madhe që ka marrë.
Së fundmi në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe Monika Loëinsky, e cila ishte pre e ngacmimeve seksuale gjatë viteve 1990, në kohën kur administrata e SHBA-ve udhëhiqej nga Bill Clinton.
Rasti i Harvey Weinstein ka nxjerrë në pah një të vërtetë të shëmtuar në industrinë e filmit, por me hashtagun #MeToo janë në nxjerrë në dritë edhe shumë rrëfime të tjera prekëse.
Sipas një hulumtimi të kryer nga Reuters, vendi ku gratë janë më të rrezikuara në botë është Kairo, Egjipt.
Së fundmi hashtagu po përdoret edhe për përkrahje të grave që kanë rënë pre e ngacmimeve seksuale dhe po kthehet në një fuqi të fjalës së lirë, së rrëfimit pa paragjykim dhe mposhtjes së frikës për të thënë të vërtetës.
Harvey Weinstein është përjashtuar nga Akademia e Filmit, ndërsa kompania “Weinstein” e themeluar nga vet producenti ka dal në shitje./arbresh.info/
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...