Bill Gates është njeriu më i pasur i SHBA-ve për të 24-in vit radhazi. Pasuria i është shtuar me 8 miliardë dollarë në krahasim me vitin 2015, duke shkuar kështu në 89 miliardë dollarë. Në vend të dytë ndodhet Jeff Bezos, i cili arrin një pasuri deri në 81.5 miliardë dollarë, 14.5 më shumë se vitin e shkuar.
Në vend të tretë sërish renditet Warren Buffett, i ngjitur nga 65.5 në 78 miliardë dollarë.
Sipas revistës ekonomike “Forbes”, ka qenë një tjetër vit rekord për më të pasurit e SHBA-ve. Pasuria e të 400-it në renditje, ka qenë më e lartë me thuajse 18% në krahasim me 2016-ën, duke u ngjitur nga 1.7 në 2 miliardë dollarë. Pasuria totale e amerikanëve në renditje është shtuar nga 2.400, në 2.700 miliardë dollarë dhe pasuria mesatare është rritur nga 6 në 6.7 miliardë dollarë. Të gjithë personat në dhjetë vendet e para të renditjes, janë më të pasur se vitin e shkuar, me të paktën 1 miliard.
Mes 400 më të pasurve, ka 22 të reja, mes të cilëve bashkëthemeluesi i Netflix, Reed Hastings, e Rocco Commisso, i lindur në Kalabri, themelues i Mediacom, kompani telekomunikimi dhe pronar i New York Cosmos, skuadra e futbollit të Bruklinit.
Mes të 400-ëve në renditje, vetëm 51 kanë një pasuri më të ulët në krahasim me vitin e shkuar: “kolpon” më të madhe e ka pësuar presidenti Donald Trump, ku i janë reduktuar 600 milionë nga 3.1 miliardë dollarët që zotëron.
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...