Ajo është e njohur për zgjedhjet e saj të guximshme të veshjeve edhe kur del në publik.
Por, Rita Ora së fundi ka befasuar me veshjen gjersa po dilte prej aeroportit Heathrow të Londrës.
Këngëtarja 26 vjeçare kishte të veshur një pallto ngjyrë të kafe dhe ka vendosur një kapelë që i mbulonte pothuajse edhe sytë.
Mediat britanike kanë raportuar për temperatura të ulëta që do të mbretërojnë në ishull dhe kjo ka bërë që ndoshta Ora të vishet kaq trashë.
Kujtojmë se Rita ka qenë një ndër këngëtaret pjesëmarrëse në kuadër të koncertit bamirës për Porto Rikon, i cili u godit rëndë nga një uragan që shkaktoi edhe viktima.
Gjithashtu ajo perfomoi edhe në qytetin e Georgias të Atalantas me rastin e festivalit të Krenarisë, të organizuar prej komunitetit LGBTI.
Ndryshe, Rita tashmë ka paralajmëruar këngën e radhës që do të publikohet gjatë javës së ardhshme.
LVV reagon ndaj opozitës: Me Qeverinë Kurti nuk mund të blih...
Ish-i burgosuri politik që vuajtjen e dënimit në burgun e Bo...
“Shet krema” e “për çka ke ardhë ti këtu?” – nisin debatet e...
Biblioteka Kombëtare e Kosovës dhe ajo e Turqisë nënshkruajn...
Hapja e grupkapitujve të parë me BE, Rama: Nevojiten reforma...
Hasani takon Ardita Sinanin, rikonfirkon mbështetjen e qever...