Google ADS

Rusia heq embargon e domateve ndaj Turqisë

16:15 | 18 Tetor 2017
Arbresh.info

Lajmi për heqjen e embargos për domatet turke në Rusi është konfirmuar nga ministri rus për Energjetikën, Alexander Novak, i cili tha se domatet e para do të mbërrijnë në Rusi më 1 dhjetor.

Rusia në parim është dakorduar me Turqinë për të importuar 50.000 ton domate turke, me dërgesën e parë e cila do të bëhet në dhjetor të këtij viti, raporton Anadolu Agency (AA).

Lajmi për heqjen e embargos për domatet turke në Rusi është konfirmuar nga ministri rus për Energjetikën, Alexander Novak, i cili tha se domatet e para do të mbërrijnë në Rusi më 1 dhjetor.

“Në lidhje me këtë temë, (importet e domates) duhet të bëhen disa ndryshime në legjislacion. Aktualisht po përgatitet dokumentet përkatëse”, tha ai.

Komentet e Novakut u bënë pasi paraprakisht kryeministri rus, Dmitri Medvedev, nënshkroi në qershor një dekret për heqjen e ndalimit të disa importeve bujqësore turke, si dhe kompanive të përfshira në ndërtim, inxhinieri dhe turizëm, duke i dhënë fund krizës e cila pasoi pas rrëzimit të një avioni luftarak rus në vitin 2015.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme