Martesa e tij bëri bujë në mediet rozë.
Bëhet fjalë për Besnik Qakën, vokalistin e grupit të njohur NRG Band, transmeton Gazeta Express.
E në mesin e martesave VIP të estradës këtë vit, bën pjesë edhe dasma e Besnikut.
Në një ceremoni tejet të bukur me shumë të ftuar Besniku dhe e fejuara e tij Lolita kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë.
Por, pak kohë pas dasmës së tij, Besniku tregon një lajm shumë të gëzueshëm.
Në ditën e dasmës së moderatorit të njohur Labinot Gashi-Labit, Besniku në një intervistë për “Mirage” ka treguar se ai dhe Lolita së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë.
Lajmi se ai do të bëhet së shpejti baba e ka bërë atë tejet të lumtur.
“E vërtetë është. Do të bëhem baba dhe mezi po pres. Jam shumë i lumtur”, është shprehur ai.
Dejona Mihali po intervistohet nga Prokuroria Speciale për d...
Ismaili takoi Përfaqësuesin e Thesarit të SHBA-së, diskutuan...
Ngritet aktakuzë ndaj shtatë personave për “Kontraband...
Osmani ndan fotografi nga New York: Për ta përfaqësuar Kosov...
Zhduket një i mitur në Gjakovë
Vidhet një shporet në veri, policia duke hetuar rastin