Google ADS

Trump mohon ta ketë bërë për të qarë vejushën e ushtarit

15:10 | 18 Tetor 2017
Arbresh.info

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se pretendimi i një ligjvënësi se ai ka bërë një vejushë të ushtarit të qajë është totalisht e sajuar.

Kongresmenia Frederica Wilson ka thënë se është tronditur nga komentet e presidentit ndaj bashkëshortes së një ushtari të rënë, transmeton portali arbresh.info

Politikania Demokrate pretendon se ai i ka thënë vejushës: “Ai e dinte se për ku ishte regjistruar, por duket se dhemb gjithsesi”.

Rreshteri La David Johnson ishte në mesin e katër ushtarëve amerikanë të vrarë në Niger nga militantët islamistë këtë muaj.

Trump ishte kritikuar edhe për mos kontaktimin e familjeve të ushtarakëve të vdekur menjëherë pas pritës fatale të 4 tetorit.

Presidenti shkroi: “Kongresmenia Demokrate totalisht sajoi atë çfarë unë i thash gruas së ushtarit i cili vdiq në betejë (dhe kam dëshmi). E dhimbshme!”

Trump nuk ka publikuar dëshmitë e pretenduara./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme