Ilir Bunjaku është një ndër ekspertët ekonomik të Selim Pacollit dhe me një përvojë 10 vjeçare në fushën e ekonomisë si magjistër i shkencave ekonomike, ai thotë se nuk do të kursehet në dhënien e kontributit të tij në zvogëlimin e problemeve ekonomike që aktualisht përballet Prishtina.
“Prishtina ka nevojë për një menaxher të suksesshëm si Selim Pacolli. Një menaxheri të suksesshëm i duhet një ekip i ekspertëve ekonomik, të cilin e ka edhe vetë z.Pacolli për secilën fushë, kur edhe do ta marrë timonin për të drejtuar me kryeqytetin,” thotë Bunjaku.
Aleanca Kosova e Re në zgjedhjet lokale për kryetar komune dhe asamble komunale ka numrin 34.
Ilir Bunjaku thotë se do të mbështesë fuqishëm investimet e parapara të kandidatit për kryetar të AKR-së, Selim Pacolli.
“Projektet e kryetarit janë të bëra me ide të qytetarëve dhe është parë si nevojë e kryeqytetit edhe është realizu prej inxhinierëve dhe ekspertëve vendor edhe të jashtëm. Por informatat në terren i ka marrë së bashku me neve dhe që do t’i realizojmë për qytetarët e Prishtinës,” shprehet Bunjaku që në këto zgjedhje është edhe kandidat për asamble komunale me numër 23.
Si nevojë urgjente të intervenimit, ai i sheh hapësirat e parkingut dhe qendrën pamore, për realizimin e së cilës nevojitet zhvendosja e hapësirës universitare, projekt të cilin thotë se ka ditur ka konkretizojë vetëm Selim Pacolli.
“Universiteti i Prishtinës është i mbi ngarkuar me studentë në krahasim me hapësirën që i ofron studentëve. Në bazë të statistikave aktualisht ka në dispozicion vetëm 0.9 metër katror për studentë. Me kampusin universitar të projektuar nga kryetari Pacolli një student parashihet të ketë hapësirë të veten me mbi 2 metër katror,” deklaron Bunjaku.
Sipas tij, Kampusi Universitar do të ketë kapacitetin për 100 mijë studentë.
I bie profili i metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizren
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...