Google ADS

Spanja paralajmëron Kataloninë, do t’ia heqin autonominë

14:12 | 18 Tetor 2017
Arbresh.info

Spanja do t’ia pezullojë autonominë Katalonisë nëse lideri i rajonit nuk heq dorë nga ideja e pavarësisë, thotë zëvendëskryeministrja.

Soraya Sáenz de Santamaría dha paralajmërimin një ditë përpara se afati përfundimtar i Spanjës për Carles Puigdemont të skadojë, transmeton portali arbresh.info

Qeveria e Katalonjës ka këmbëngulur se nuk do të përmbushë kërkesat e Madridit pas një votimi të diskutueshëm mbi shkëputjen.

Ka pasur protesta për ndalimin e dy udhëheqësve të lëvizjes separatiste.

Jordi Sánchez dhe Jordi Cuixart po mbahen ndërsa po hetohen për kryengritje – një masë që shumë nga pala pro pavarësisë e shohin si të motivuar politikisht.

Burrat ishin figura kryesore në votimin e pavarësisë së 1 tetorit, të cilin Madrid e quajti ilegale./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme