Google ADS

Bahtiri: Nga qytet i krimit e kontrabandës, Mitrovicën e kam kthyer në qytet të paqes

13:36 | 18 Tetor 2017
Arbresh.info

Kandidati i AKR-së për kryetar të Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë që ka bërë ndryshime në të mirë të qytetit të Mitrovicës.

Në një postim % Facebook, Bahtiri shkruan që nga korrupsioni e kontrabanda e Mitrovicën e ka kthyer në qytet të paqes.

“Mitrovica nga qytet i tensioneve, korrupsionit, krimit e kontrabandës, për katër vite është kthyer në qytet me plazhet më të bukura, Liqenin Akumulues më të veçantë, fabrikën më unike, sheshin më të bukur dhe në qytet të paqes. Së bashku do t’ia kthejmë shkelqimin e dikurshëm edhe Trepçës”, ka shkruar Bahtiri.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme