Kandidati për kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu, ka takuar Shoqatën e Auto-taksive në kryeqytet ku nga afër është informuar me problemet e tyre.
Vllahiu me ketë rast ka thënë me ketë rast se do të punojnë për tejkalimin e çdo problemi qe kryesisht lidhen me trafikun e dendur.
Kurse për auto-taksistët ilegale ka thëne se policia komunale do të ishte me e duhura për luftimin e kësaj dukurie të cilën e parasheh edhe ligji për Prishtinën.
“Këto janë çështjet të cilat do t’i trajtojmë me seriozitet”, tha Vllahiu.
Vllahiu bashku me kandidatët për Asamblist nga AAK, Gent Begollin dhe Jahir Morinën kanë premtuar se nëse marrin mandatin e për katër vitet e ardhshme atëherë kjo shoqatë do ta ketë mbështetjen e merituar nga pushteti lokal, raporton Ekonomia Online.
Kryetari i Taksisteve të Prishtinës, Ervin Rexhepi, ka prezantuar problemet e kësaj shoqatë e të cilat nuk janë të pakta.
Kyç i problemit ishte komunikacionin ngarkuar. Madje ka ngritur edhe çështjen e taksive ilegale në këtë komunë.
“Numri i taksive ilegale janë nga 1000 deri në 1200. Kjo na dëmton neve sepse ne jemi tatimpagues të shtetit. Pika e dytë janë parkingjet ku ne kemi mungese. Prishtina kishte vend modern e pa parkingje”, ka thënë ai.
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...