Gjeneralë dhe oficerë të lartë të Ushtrisë së Jugosllavisë (Serbisë) të cilët kanë komanduar në luftën e Kosovës në vitet 1998 dhe 1999 do të jenë pjesë e Akademisë Ushtarake të Serbisë.
Gazeta serbe “Vecernje Novosti” shkruan se në mesin e tyre është edhe Vladimir Lazareviq i dënuar në Tribunalin e Hagës për krime lufte ndaj shqiptarëve të Kosovës.
Lazareviq do të rikthehet në Akademinë Ushtarake serbe si mësimdhënës, ndërsa në Hagë ishte dënuar për përgjegjësinë komanduese në Kosovë, transmeton lajmi.net.
Këtë për “Novosti” e ka konfirmuar Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, i cili ka thënë se ish komandantët do të marrin “rolin e tyre” në shkollimin ushtarak.
“Kemi vënë si rregull që njerëzit më me përvojë nga luftërat të kenë hapësirë në Akademinë Ushtarake dhe t’ju japin mësim kadetëve, por edhe gjeneratave të tashme të oficerëve. Kjo në një far mënyre është përmirësim i padrejtësisë që atyre u është bërë viteve të kaluar”, ka thënë Vulin dhe ka shtuar se gjeneralët e luftës kanë shumë për t’u dhënë kolegëve më të rinj.
Gazeta serbe merr vesh se në mesin e këtyre mësimdhënësve do të jetë edhe gjenerali i pensionuar dhe anëtari i Partisë Radikale serbe, Bozhidar Deliq, si dhe komandanti aktual i Ushtrisë së Serbisë, Lubisha Dikoviq, i cili po ashtu është përfolur për krime lufte ndaj shqiptarëve në vitet 1998-1999.
“Ata do të jenë të ngarkuar që përvojat e tyre nga luftërat t’ua transmetojnë gjeneratave të reja, të cilat aktualisht shkollohen në Akademinë Ushtarake”, shkruan e përditshmja serbe.
Lazareviq në vitin 2009 nga Tribunali i Haës është dënuar për përgjegjësinë komanduese për krime lufte ndaj popullatës civile të kryer gjatë luftës në Kosovë, transmeton lajmi.net.
Dikoviq në kohën e luftës në Kosovë ka qenë në krye të brigadës 37-të, briga famëkeqe e ushtrisë serbe e cila ishte përgjegjëse për të gjitha krimet e kryera në vendin tonë. Në disa raste, Fondi për të Drejtën Humanitare ka theksuar se ka të dhëna që kjo brigadë ka kryer krime lufte ku janë vrarë civilët, trupat e të cilëve janë gjetur të varrosur në Rudnicë të Serbisë në vitin 2014.
FHP ka theksuar se Dikoviq është përgjegjës për krime në fshatrat Rrezallë dhe Çikatova e Vjetër, si dhe për fshehjen e trupave në varr masiv në Rashkë.
Driloni acarohet me Fitimin për shkak të Sarës, i bën një pa...
“Simba” dhe futbollistët e Gjilanit vizitojnë me fëmijet me ...
Tre të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe një automjeti...
Slot ka dhënë një mesazh të fortë për futbollistët e tij në ...
Mbappe: Askush në Real Madrid nuk do të pendohet kurrë për n...
“Dorëzoni armët, ose do groposeni me to”, Erdogan paralajmër...