Real Madrid e kërkon futbollistin e Barcelonës

11:12 | 18 Tetor 2017
Arbresh.info

Real Madrid kërkon një përforcim nga Barcelona dhe mund ta realizojë me ndihmën e vëllait të Sergio Ramosit.

Sulmuesi Jose Manuel Arnaiz Diaz është objektiv i klubit madrilen.

“Diario Gol” shkruan se Real Madrid kërkon transferimin e 22 vjeçarit i cili është futbollist i përfaqësuar nga vëllai i mbrojtësit të “Los Blancos”, Sergio Ramos.

Me ndihmën e tij, Real Madrid shpreson ta sjellë në Santiago Bernabeu gjatë vitit 2018.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme