Google ADS

Todojesevic: Komunat duhet të informojnë për trafikimin me qenie njerëzore

10:55 | 18 Tetor 2017
Arbresh.info

Ivan Todojesevic, Ministër i Administrimit të Pushtetit lokal ka thënë se institucionet vendore dhe partnerët tanë janë të angazhuar të luftohet dukuria e trafikimit me qenie njerëzore.

Këtë deklaratë, Todojesevic e bëri gjatë një konference për media të organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme me rastin e Ditës së Bashkimit Evropian kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore, shkruan arbresh.info.

“Ministria jonë çdo vit angazhohet me kampanjën kundër trafikimit të qenieve njerëzore. Me të gjitha strukturat përgjegjëse ka pjesë informative për të ngritur vetëdijen, ka postere dhe billborde për këtë”, ka thënë ai.

Sipas tij komunat kanë për detyrë të punojnë për informimin e kësaj dukurie.

“Duhet të kemi bashkëpunim me mekanizma qendror dhe lokal për të luftuar këtë dukuri. Komunat që kanë dhënë mjete dhe kanë ndihmuar për viktimat e trafikimit janë Kamenica, Vitia, ndërsa komunat tjera nuk kanë dhënë ndonjë aktivitet të veçantë për këtë dukuri”, ka thënë ai.

Ai ka folur edhe për aktivitetin me komunitetet.

“Ndërsa në aktivitetet që kemi pasur me komunitetet kanë kontribuar komunat si Prishtina, Gjilani, Drenasi”, tha Todojesevic.

/arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme