Shkodran Mustafi pritet të rikthehet shumë shpejt në fushat e blerta.
Mbrojtësi shqiptar nuk ka qenë i pranishëm në humbjen e Arsenalit kundër Watfordit me rezultat 2-1.
Por, trajneri i Gunners, Arsene Wenger ka konfirmuar se lojtar pritet të kthehet për derbin londinez ndaj Tottenham Hotspurs.
“Mustafi nuk do të jetë i gatshëm deri pas ndeshjeve të barazhit për botëror. Besoj se do të kthehet për duelin me Tottenhamin”, ka deklaruar Wenger.
Futbollisti ka pësuar një lëndim në kofshën e këmbës së djathtë në takimin e kombëtares gjermane kundër Azebajxhanit.
Ndryshe, 25-vjeçar këtë edicion ka regjistruar pesë paraqitje në të gjitha garat me Arsenalin.
Theksojmë se nesër (e enjte) Arsenali do të takohet me Crvenza Azvezdën në kuadër të Ligës së Evropës.
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...