Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj ka thënë sot se ministria e tij ka hapur kampanjën kundër trafikimit me qenie njerëzore në Kosovë.
Sefaj ka thënë se nuk duhet lejuar përhapja e këtij fenomeni duke promovuar edhe sloganin e kampanjës së MPB-së që është “Shih, Raporti, Ndalo trafikimin”, shkruan arbresh.info.
“Trafikimi me qenie njerëzore është një skllavëri moderne dhe është prezentë në të gjitha shoqëritë edhe moderne dhe është problem ndërkombëtar. Për luftimin e këtij fenomeni negativ duhet të punohet para së gjithash përmes parandalimit. Për këtë arsye MPB ka përgatitur disa dokumente dhe për luftimin e këtij fenomeni do të bazohet në strategjinë kombëtare kundër trafikimit me njerëz dhe planin e veprimit si dhe disa dokumente të tjera”, është shprehur Sefaj gjatë një konference për media të organizuar nga MPB në Ditën së Bashkimit Evropian kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore.
Ai ka thënë se nuk duhet lejuar përhapja e këtij fenomeni./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1570269156371504/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...