Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova ka deklaruar se trafikimi me qenie njerëzore është një industri miliardëshe që prek shoqëritë në mbarë botën.
Apostolova tha gjatë një konference me rastin e Ditës së Bashkimit Evropian kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore se BE ka qasje multidisiplinore për parandalimin dhe mbrojtjen e viktimave, shkruan arbresh.info.
“BE dëshiron të ndihmojë Kosovën në luftimin e trafikimit me njerëz duke ndarë me Kosovën përvojën dhe ekspertizat e BE me mjete të ndryshme. Be ka financuar një projekt 1 milion ku ofron trajnime për policët prokurorët, gjyqtarët për luftimin e trafikimit me njerëz. Ne do të bëjmë një thirrje që të përfshijmë edhe shoqërinë civile. Çrrënjosja e trafikimit është proces i rëndë ku duhet të kalojë nëpër disa faza si baza gjinore, luftimi i varfërisë, e veprime tjera”, u shpreh Apostolova./arbresh.info/
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...