Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova duhet të sofistikoj mjetet e saj për të parandaluar dhe luftuar trafikimin me qenie njerëzore.
Haradinaj tha se duhet identifikuar dhe ndëshkuar bartësit e këtij krimi, shkruan arbresh.info.
“Sa i përket Kosovës, parandalimi i këtij lloj krimi specifik duhet të ndodh me të gjitha mjetet ligjore që i parasheh legjislacioni ynë në fuqi. Duhet t’i identifikojmë dhe ndëshkojmë bartësit e këtij krimi. Kapaciteti ynë veprues dhe ekspertiza jonë duhet të avancohen në përputhje me kapacitetin që janë bartës të këtij krimi”, është shprehur Haradinaj gjatë një konference për media të organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme me rastin e Ditës së Bashkimit Evropian kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore.
/arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1570269156371504/
Berisha i PDK-së uron Ditën Ndërkombëtare të Televizionit
Vendosen posterë në veri me mbishkrimin “Ja ku jemi për Kris...
Qeveria mban mbledhje elektronike, këto janë tri vendimet
Sot i jepet lamtumira e fundit 21-vjeçarit nga Malisheva që ...
Arrestime të kundërligjshme dhe tortura fizike dhe psikologj...
Kosova U-19 synon fitoren tjetër, ja formacioni zyrtar