Panairi Ndërkombëtar i Agrobiznesit dhe Pijeve, është hapur sot dhe po shihet si një mundësi e mirë për bizneset vendore që të promovojnë produktet e tyre.
Fjalën hyrëse në ceremoninë hapëse e pati Bekim Gjafa nga kompaniaCeo, i cili tha se këtë radhë ky panair ka marrë edhe më shumë rëndësi meqenëse Holanda ka zgjedhur të shtrijë pavionin e saj për Ballkan, pikërisht në Prishtinë.
Në emër të kryeministrit të Kosovës foli këshilltari i tij, Haki Shatri, i cili tha se janë të orientuar në përkrahjen e bizneseve dhe në shmangien e të gjitha pengesave që mund të dalin gjatë rrugës.
Ambasadorja e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Gerrie Ëillems, u shpreh e lumtur që Holanda po merr pjesë për herë të parë me pavionin e saj në Panairin e Agrobiznesit.
Ajo theksoi rëndësinë që ka stabiliteti i një vendi për zhvillimin e bizneseve, dhe për këtë përmendi MSA-në, implementimi i së cilës ndihmon edhe zhvillimin e tregtisë së lirë.
Edhe Besian Mustafa nga Ministria e Tregtisë, potencoi rëndësinë e zbatimit të MSA-së.
I pranishëm në këtë ceremoni të hapjes së panairit ishte edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili tha se panairet që i organizon CeoKos janë shumë të rëndësishme për komunën e Prishtinës.
“Gjithmonë do të jemi përkrah jush për të realizuar panaire të tilla”, u shpreh ai.
Të pranishëm në hapje të panairit ishin edhe Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, si dhe deputeti Albin Kurti, me ç’rast vizituan panairin dhe provuan disa nga produktet e prezantuara në kuadër të panairit, i cili do të zgjasë deri më 20 tetor.
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë