Katari do të investojë 19 miliardë dollarë në Turqi

09:31 | 18 Tetor 2017
Arbresh.info

Pasi ka investuar rreth 18 miliardë dollarë në Turqi, Katari është gati të shtojë edhe 19 miliardë dollarë për vitin e ardhshëm.

Autoritetet e Katarit kanë filluar negociatat për investimin prej 19 miliardë dollarësh, prej të cilave 15 miliardë dollarë do të vijnë nga Autoriteti i Investimeve të Katarit, një nga fondet më të mëdha të pasurisë në botë, transmeton portali arbresh.info

Pjesa 4 miliardë e mbetur do të kontribuohet nga një tjetër fond investimi në vend, Q Invest.

Së bashku me fondet private, Turqia pritet të tërheqë më shumë se 20 miliardë dollarë investime nga Katari, duke vënë shtetin e Gjirit në mesin e pesë kontribuesve më të lartë të Turqisë të investimeve të huaja direkte.

Investimi i mundshëm nga Katari ka të ngjarë të përfshijë një përzgjedhje të ndryshme të sektorëve duke përfshirë energjinë, telekomunikacionin, turizmin, ushqimin, shëndetin, sigurimin, mbrojtjen, bankën dhe ndërtimin e anijeve./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme