Pas një pritjeje disa mujore në natën ndërmjet të martës dhe të mërkurës, ka filluar sezon i ri NBA.
Afati kalimtar i këtij viti ishte ndoshta më interesantit në historinë e ligës, ku ndodhen transferimet të papritura të lojtarëve.
Ky sezon pritet të jetë më i papërshkrueshëm dhe sinjalet e para i ka dhënë humbja e Golden State Warriors.
Kampioni në fuqi ka pësuar humbje prej skuadrës së Houston Rockets me një pikë diferencë, 122:121.
Në anën tjetër, Cleveland Cavaliers ka realizuar fitore të pritshme ndaj Boston Celtics me rezultat 102:99.
James Harden ishte më i suksesshëm te “raketat” e Houstonit, duke shënuar 27 pikë dhe duke ofruar 10 asistime. Chris Paul shtoi 11 asistime dhe katër pikë në debutimin te Houston.
Warriors, të cilët kishin kontrollin e pjesës më të madhe të lojës, u udhëhoqën nga Nick Young, i cili shënoi 23 pikë. Stephen Curry dhe Kevin Durant kishin 22, respektivisht dhe 20 pikë.
Në takimin që Cavaliers triumfoi shkëlqeu i zakonshme LeBron James, i cili ishte vendimtar në fitore.
James shënoi për një asistim (9 sosh) nuk arriti të bënte “trille-double” duke shënuar 29 pikë, kishte 16 kërcime dhe dy bllokada. Kevin Love arriti të bënte “double” duke realizuar 15 pikë dhe 11 kërcime, 14 i shtoi Derrick Rouz.
Nga ana tjetër, lojtari kryesor i Celtic ishte Brown me 25 pikë, gjashtë kërcime dhe tre topa të vjedhur.
Në këtë mënyrë, Warriors startojnë kampionatin me humbje ndërsa Cavaliers shijojnë fitoren e parë këtë sezon.
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...
Singapori dënon me vdekje trafikantin e drogës/ Ekzekutimi i...