“Teroristit” turk i zbulohet ​aktakuza e Stambollit

08:44 | 18 Tetor 2017
arbresh.info

Zbulohen detaje të reja përse Turqia ngulmon të ekstradojë nga Shqipëria Muhammed Aydogmus i akuzuar se është pjesë e organizatës FETO drejtuar nga Fetullah Gylen. REPORT TV e Shqiptarja.com kanë mundur të sigurojnë një kopje të aktakuzës, hartuar nga kryeprokurori Stambollit mbi të cilën është shpallur person në kërkim Muhammed Aydogmus, emri të cilit është futur në listën e personave të kërkuar nga Interpoli.

Sipas dokumentin mësohet se hetimet e zyrës së kryeprokurorit të Stambollit kanë mbërritur në përfundimin se Muhammed Aydogmus ishte pjesë e një grupi personash që dërgonin informacione të brendshme të qeverisë turke, në llogarinë e hapur në Twitter nën emrin Fuat Avni.

Kjo llogari në Twitter për një kohë të gjatë shpërndante informacione propaganduese për organizatën FETO e shpallur nga presidenti Erdogan, si një organizatë terroriste përgjegjëse për grushtin e shtetit. Prokuroria Turke në aktakuzë thotë se ka prova të mjaftueshme që e lidhin pedagogun e universitetit të Ankarasë Muhammed Aydogmus, me ekipin që siguronin dhe shpërndanin informacione përmes llogarisë Fuat Avni në Twitter.

Prokurorët turq që kanë hetuar këtë çështje thonë se Twitteri anonim nën emrin Fuat Avni nisi të publikojë informacione konfidenciale të forcës politike “Drejtësi dhe Zhvillim” që prej 18 Prillit 2014. Ndjekësit e kësaj faqeje deri në Shkurt 2017 ishin rreth 3 milion persona.

Në 20 Korrik 2016 në kuadër të hetimit se kush qëndron pas Fuat Avni autoritetet turke arrestuan 10 persona mes të cilëve edhe disa inxhinierë të rrjeteve kompjuterike. Për sa i përket Muhammed Aydogmus, i arrestuar fillimisht në Durrës për posedim dhe përdorim të një pasaporte të falsifikuar e më pas dalë përpara gjykatës në një proces ekstradimi kërkuar nga Turqia, prokuroria turke nuk jep detaje të hollësishme për rrolin e tij si pjesë e grupit pas llogarisë në Twitter Fuat Avni.

Pedagogu që pagoi 1 mijë euro

Gjyqtarja e gjykatës Durrës Eda Kaja pranoi kërkesën e avokatit të Muhammed Aydogmus për të zhvilluar seancat e tjera gjyqësore të ekstradimit i lirë me kusht kundrejt një garancie pasurore prej 1000 euro. Aydogmus, pedagogu i Universitetit të Ankarasë është shpëtuar nga qëndrimi në burg, nga një t jetër pedagog që jeton dhe punon në Shqipëri. Bëhet fjalë për pedagogun turk me inicialet M.K, i cili punon në një nga shkollat private në Tiranë dhe që është një institucion arsimor i huaj. Burime pranë prokurorisë së Durrësit i thanë gazetës “Shqiptarja.com” se 1 mijë euro janë vënë në dispozicion të gjykatës, pikërisht nga ky shtetas, me qëllimin e vetëm për ta bindur trupin gjykues që Muhammed Aydogmus i arrestuar në Shqipëri për dy vepra penale, të lirohej nga qelia.

Sipas informacioneve që administron “Shqiptarja.com” pedagogu me inicialet M.K. Personi ka pohuar se është njeri i afërt me të arrestuarin Aydogmus dhe se kërkonte që ta ndihmonte.

Nisur nga kjo situatë, gjykata e Durrësit ka urdhëruar lirimit e Muhammet Aydogmus,për të cilin prokuroria e Durrësit kishte kërkuar masën e arrestit në burg për akuzën e “Kalimit të paligjshëm të kufirit” dhe “Falsifikimin e pasaportave dhe vizave”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme