Gjykata Themelore e Prishtinës sot do të jap aktgjykimin ndaj ish-rektorit të Universitetit të Prishtinës, Enver Hasani dhe dy të akuzuarve të tjerë, Hakif Veseli dhe Albert Rakiqi, raporton Arbresh.info.
Aktgjykimi i gjykatës pritet të jepet në ora 13:00 në.
Në fjalën përfundimtare, prokurorja e Prokurorisë Speciale, Drita Hajdari pati kërkuar nga trupi gjykues i Gjykatës Themelore të Prishtinës të shpall fajtor dhe të dënoj ish-rektorin e Universitetit të Prishtinës, Enver Hasani, si dhe dy të akuzuarit tjerë të këtij rasti, Albert Rakipi dhe Haki Veliu.
Prokurorja Hajdari pati thënë se në bazë të provave që ka mbledhur prokuroria, ka arritur të dëshmoj se tre të akuzuarit me dashje kanë ndryshuar kontratën me qëllim të përfitimit, duke shkruar në vend të njësisë matëse njësinë e karaktereve.
Ndryshe, Hasani dhe dy të tjerët akuzohen se si persona zyrtarë kanë falsifikuar kontratën origjinale “Përkthimi i Librave nga Gjuha Angleze në Gjuhën Shqipe për Nevojat e Universitetit të Prishtinës” të datës 5 dhjetor 2008.
Sipas aktakuzës së prokurorisë, Hasani në cilësinë e rektorit të UP-së, Hakif Veliu si shef i Zyrës së Prokurimit në UP dhe Albert Rakipi si drejtor i Institutit për Studime Ndërkombëtare (ISN), si persona zyrtarë dyshohet se kanë falsifikuar kontratën origjinale “Përkthimi i Librave nga Gjuha Angleze në Gjuhën Shqipe për Nevojat e Universitetit të Prishtinës” të datës 5 dhjetor 2008, shkruan arbresh.info.
Në kontratë vlera e saj ishte përcaktuar 500 mijë euro, ndërsa çmimi i pagesës për njësi -1000 fjalë 12.65 euro.
Të pandehurit akuzohen se sipas marrëveshjes paraprake, kanë lidhur një kontratë të re në të cilën kanë shfrytëzuar numrin e njëjtë të protokollit dhe datën e njëjtë të kontratës origjinale duke ndryshuar nenin 17 të kontratës, ashtu që në vend të çmimit për njësi-1000 fjalë 12.65 euro, kanë shënuar çmimin për njësi -1000 karaktere 12.65 euro.
Sipas aktakuzës ky ndryshim i çmimit ka mundësuar përfitim më të madh në favor të Institutit për Studime Ndërkombëtare./Arbresh.info/Gita Lushi
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua