Katër apo pesë zëvendësministra pritet t’i ketë Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, e cila udhëhiqet nga ministri Shyqiri Bytyqi.
Në këtë dikaster qeveritar karrigen e zëvendësministrave tashmë e kanë zënë Muharrem Nitaj nga AAK-ja dhe Arbër Geci nga AKR-ja. Nga një post të zëvendësministrit në këtë Ministri pritet ta kenë edhe partneri i madh i koalicionit qeverisës (PDK) dhe minoritetet.
Qeveria “Haradinaj”, përpos numrit të madh të ministrive, përkatësisht 22 sosh, pritet t’i ketë edhe rreth 50 zëvendësministra.
Gjatë ditës së djeshme kryeministri Ramush Haradinaj ka emëruar Burbuqe Bakija – Devan zëvendësministre në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Edhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dje e ka zyrtarizuar Isni Kilajn zëvendësministër në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë e Zhvillimit Rural, ndërsa AKR-ja e Behgjet Pacollit ia ka besuar postin e zëvendësministrit të Shëndetësisë Granit Abdullahut, transmeton zeri.info.
Javë më parë zëvendësministër i Sigurisë është emëruar përfaqësuesi i PDK-së, Agim Çeku, Mustafë Grainca zëvendësministër i Financave, si dhe Izmi Zeka zëvendësministër i Punëve të Brendshme, të gjithë këta zyrtarë të PDK-së.
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...
Bislimi në takim me ministrin për Bashkimin Evropian të Polo...
Arrestohet një person në Zveçan pasi i gjenden armë në shtëp...
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëb...