Xhevat Demiri shefi i repartit të Infektologjisë në Gjilan ka thënë se në këtë repart tashmë janë shtrirë katër raste të morbillit – fruthit. “Dy raste janë nga Kaqaniku dhe njëri nga Hogoshti e tjetri nga Gjilani”, ka thënë Demiri.
Morbilli ose fruthi tashmë ka depërtuar edhe në rajonin e Anamoravës.
Xhevat Demiri shef i reparti të infektologjisë në spitalin e Gjilanit tha për rajonipress se katër raste janë të shtrira në këtë repart dhe gjendja e tyre nuk është e mirë.
“Janë rastet e para të morbillit në repartin tonë, dy janë fëmijë nga Kaqaniku dhe dy raste të rritur, njëra nga Hogoshti dhe tjetra nga Gjilani. Gjendja shëndetësore e këtyre pacientëve nuk është e mirë kurse reparti ka nevojë për përforcim të kuadrit të mesëm”, ka thënë Demiri për rajonipress.
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...