Dashi
Ditë e turbullt për të gjithë ata që janë në çift. Do jeni me humor të keq që në mëngjes dhe do e kritikoni pa fund atë që keni në krah. Fatmirësisht ai do jetë më i kuptueshëm sepse në të kundërt mund të përballeshit edhe me ndonjë ndarje. Beqarët nuk duhet të hedhin asnjë hap sepse nuk është momenti i duhur. Buxheti nuk do jetë aspak problematik.
Demi
Hëna do ndikojë negativisht tek lidhja juaj sot kështu që pritet një ditë e trazuar. Nuk do hapni rrugë në asnjë moment dhe kokëfortësia do ju karakterizojë gjithë kohës. Beqarët do jenë sensualë dhe do bien në sy prandaj dhe mundësitë për takime do jenë goxha interesante. Në planin financiar tregohuni të arsyeshëm.
Binjakët
Edhe pse partneri/ja do ju kushtojë më tepër vëmendje dhe do mundohet që ju të ndiheni sa më mirë, ju nuk do i vlerësoni përpjekjet e tij/saj. Epo edhe durimi dhe toleranca e ka një kufi. Në mbrëmje do keni debate të forta. Beqarët nuk do kenë aspak fat dhe sërish do mbeten vetëm. Ne planin financiar duhet të mendoheni mirë para se të kryeni shpenzime.
Gaforrja
Asgjë e veçantë nuk do ndodhë gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift kështu që merrini gjërat shtruar dhe bëni atë që do ndjeni për momentin. Beqarët do koleksionojnë zemra dhe do marrin kohën e nevojshme për të zgjedhur personin e duhur. Në planin financiar do mbështeteni nga Jupiteri dhe situata do ketë goxha përmirësime.
Luani
Gjatë kësaj dite do kaloni më tepër kohë pranë atij/asaj që dashuroni dhe do ndiheni më së miri në krahët e tij. Përkëdheljet dhe ledhatimet do ju bëjnë të ndiheni më të dëshiruara. Beqarët do kenë takime premtuese dhe mjaft emocionuese. Financat nuk do jenë në gjendjen më të mirë, por nuk rekomandohen shpenzimet kuturu.
Virgjëresha
Ditë e qëndrueshme dhe pa mosmarrëveshje kjo e sotmja për të dashuruarit. Do ndiheni me fat që keni në krah dikë si partneri/ja që ju mbroj dhe ju bën gjithmonë të ndiheni mirë. Beqarët me shumë gjasë do kenë dashuri me shikim të parë kështu që duhet të përgatiten. Në planin financiar duhet të ndiqni strategji të reja për ta përmirësuar situatën.
Peshorja
Jeta në çift do ju sjellë emocione dhe kënaqësi të papërshkrueshme gjatë kësaj dite. Pasioni do jetë i zjarrtë dhe do ju kujtojë fillimet e lidhjes. Beqarët do kenë mundësi me shumicë për të filluar aventura, por asgjë më tepër sesa kaq. Financat do fillojnë dalëngadalë të përmirësohen.
Akrepi
Rutina do e pushtojë gjatë gjithë kohës jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite. Nuk do ndiheni mirë për këtë fakt dhe shpeshherë trishtimi do ju pushtojë. Beqarët nuk duhet të mbyllen në vetvete, por ta hapin zemrën e të pranojnë ftesat që do ju bëhen. Financat do jenë mjaft të ekuilibruara.
Shigjetari
Mos lejoni njerëzit e huaj të ndikojnë në lidhjen që keni krijuar sepse do ju prishin punë. Mundohuni që ta zgjidhni gjithçka vetë sepse në këtë mënyrë do merrni edhe më tepër kënaqësi. Beqarët jo vetëm që do kenë takime, por mund të nisin edhe dashuri me shikim të parë. Problemet financiare do marrin fund njëherë e mirë.
Bricjapi
Ka shumë mundësi që marrëdhënia në çift të jetë shumë konfliktuale gjatë kësaj dite. Do kërkoni më shumë të drejta e pavarësi dhe kjo mund të mos i pëlqejë atij që keni në krah. Kujdes me ato që do thoni. Beqarët do kenë një ditë më pozitive dhe me emocionuese. Në planin financiar mos ndërmerrni shumë rreziqe.
Ujori
Ditë shumë animuar dhe plot ngjyra kjo për të dashuruarit. Nuk do ketë mosmarrëveshje, përkundrazi falë një komunikimi të mirë do arrini t’i zgjidhni edhe disa pengje që ju kishin mbetur. Beqarët duhet të jenë të kujdesshëm dhe t’i mendojnë mirë propozimet që do ju bëhen. Financat do jenë problematike.
Peshqit
Fatmirësisht ndikimi i Hënës tek jeta juaj në çift do jetë pozitiv gjatë kësaj dite. Do tregoheni mjaft tolerantë dhe do e respektoni mendimin e tjetrit. Ata që janë vetëm do kenë disa takime mbresëlënëse dhe mjaft interesante. Sektori që lidhet me të ardhurat do jetë jo vetëm i qëndrueshëm, por mund të ketë edhe përmirësime.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...