Ceremonia e ndarjes së çmimeve Emmy këtë herë nuk u mbajt mend vetëm për veshjet, por edhe për gjestin e Nicole Kidman e cila shokoi çdokënd.
Kur kolegu i saj, Alexander Skarsgard fitoi çmimin Best Supporting Actor, Kidman vendosi ta uronte atë në një mënyrë mjaft të veçantë: duke i dhuruar një puthje në buzë! Si për të mos mjaftuar kjo, bashkëshorti i australianes ishte përkrah saj, duke duartrokitur Skarsgard për çmimin…
Epo, kishte ardhur koha që Kidman të fliste për atë çka ‘theu’ internetin. E ftuar në The Graham Norton Show, aktorja nuk ka arritur t’i shpëtonte kësaj teme.
“Sa provokues je, Graham”, e ka nisur sqarimin Nicole, për të vazhduar më tej: “Pse e shfaqe atë? E putha dhe tim shoq! I dhurova një puthje Alex-it, sepse duhet ta kuptoni, unë kam bërë çdo gjë me të.” Teksa çdokush po e ngacmonte, Kidman ka shtuar: “Në rregull, po dorëzohem. Kam një bashkëshort të mrekullueshëm, suportues dhe fantastik, që e dua më shumë se çdo gjë tjetër në këtë botë. E putha Alex-in dhe ai nuk pati ndonjë ndjeshmëri të veçantë.”
Një sqarim i tillë ka shkaktuar jo pak të qeshura tek të pranishmit, e nga ana tjetër na kujton se sa e mrekullueshme është Nicole kur vjen puna tek intervistat.
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...