Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur për çështjen e liberalizimit të vizave dhe kushteve të vendosura nga BE’ja për Kosovën rreth kësaj çështje. Haradinaj tregon se çfarë duhet bërë për ta fituar liberalizimin e vizave.
Haradinaj tha se nuk e sheh të keqe dhe si problem që të merret pasaporta e Shqipërisë, por e vetmja mënyrë për ta marr liberalizimin tha se është të kryhen punët e shtëpisë.
Sipas kryeministrit Haradinaj qytetarët e Kosovës mund ta marrin liberalizimin edhe nëse nuk finalizohet demarkacioni, por nëse i kryejmë punët e shtëpisë.
“Na mund ta marrim liberalizim edhe BE-ja mund me na jep liberalizimin çoftë edhe nëse nuk është finalizu çështja e demarkacionit po është një proces të respektum, por nëse i kryejmë punët e shtëpisë, pra kryesorja reforma, MSA-ja, detyrat që i kemi në qeverisje ajo është elementi. Kur ulet një qeveri atje donë me thënë po për liberalizim ai e kqyrë substancën”, ka thënë Haradinaj.
Kryeministri ka thënë se vendimi për liberalizimin e vizave nga BE do të vijë në afat korrekt kohor.
Kryeministri Haradinaj tha se Qeveria që ai udhëheq po punon për një Kosovë të fuqishme në Interpol dhe UNESCO.
“E vetmja mënyrë Kosova me ju kthye tavolinës, po jo si dikush që shkon e i lutë për takime ose jo si një organizatë joqeveritare, ne kemi detyra, kontratë me punët që i bëjmë në vend, avancimi i punëve të vendit nuk ka lidhje cili është në tavolinë, po Kosova është e fuqishme në tavolinë, dhe unë po punoj për një Kosovë të fuqishme në tavolinë edhe për Interpol vitin që vjen por edhe për UNESCO dy vite më vonë, po jo vetëm kaq në perspektivë e kemi anëtarësimin në NATO edhe OKB’në’, tha Haradinaj.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...