Google ADS

Barazim në Bernabeu, Reali e Tottenhami ndajnë pikët

22:41 | 17 Tetor 2017
Arbresh Info

‘Los Blancos’ kanë marrë vetëm një pikë në Bernabeu në përballjen ndaj ‘Spursëve’.

Real Madridi ka barazuar 1 me 1 në ndeshjen si nikoqir në Bernabeu kundër Tottenhamit në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të xhiros së tretë të Grupit H, shkruan portali arbresh.info.

Mysafirët kaluan në epërsi me autogol në minutën e 28′ nga Raphael Varane, por skuadra e Zinedine Zidanes u rikthye brenda pjesës së parë duke barazuar shifrat.

Superylli Cristiano Ronaldo shënoi nga pika e bardhë për 1 me 1 në minutën e 43′.

Real Madridi dhe Tottenham Hotspuri kanë tani nga shtatë pikë në Grupin H./arbresh.info/

https://streamable.com/cadbf

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme