Google ADS

Lladrovci: Nëse e kam shkarkuar ndonjë drejtor, do jap dorëheqje nga kandidimi

22:41 | 17 Tetor 2017
Arbresh.info

Në debatin që po zhvillohet për Drenasin në Klan Kosova po diskutohet për Arsimin. Kandidati i PDK-së, i cili njëherësh është kryetar i Drenasit, Ramiz Lladrovci është akuzuar nga kundër-kandidatët e tij për shkarkimin e disa drejtorëve.

Këtë ai e ka kundërshtuar fuqishëm, duke thënë se një gjë e tillë mund të vërtetohet.

Ai më tej ka thënë se në qoftë se ai ka shkarkuar qoftë edhe një drejtor, atëherë ai do të jap dorëheqje nga këto zgjedhje. Në të kundërtën, ai ka kërkuar dorëheqjen e kundër-kandidatëve të tij.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme