Google ADS

MPB nesër mbanë konferencë me rastin e ditës së BE-së kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore

21:50 | 17 Tetor 2017
Arbresh.info

Ministria e Punëve të Brendshme, nesër do të mbajë konferencë me rastin e shënimit të Ditës së Bashkimit Evropian kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore.

Sipas njoftimit për media në këtë konferencë do të marrin pjesë: Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, shefja e BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, përfaqësues të ambasadave të akredituara në Kosovë, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë vendor dhe ndërkombëtar.

Konferenca do të mbahet nesër në ora 10:00, në objektin kryesor të Qeverisë së Kosovës, Salla P-38.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme