Rënia e “kryeqytetit” të Shtetit Islamik mund të jetë fillimi i fundit për grupin e tmerrshëm terrorist, si dhe për liderin e saj vrasës.
Kreu i pakapshëm i këtij grupi terrosit është Abu Bakr Al-Baghdadi, i cili në vitin 2010 doli si një udhëheqës në hije i grupi terrorist Al-Kaida në Irak dhe për pak vite u bë një ndër xhihadistët më të fuqishëm në botë.
Pas rënies së Raqqas, zyrtarët thonë se Bagdadi është duke u fshehur në shkretëtirë mes Sirisë dhe Irakut dhe se kapja e tij po bëhet e pamundur, transmeton portali arbresh.info
Ekspertët thonë se edhe pse ai ndodhet në arrati, kapja dhe vrasja e tij mund të marrin disa vite.
“Në fund ai ose do të kapet ose do të vritet, pasi nuk do të jetë në gjendje t’i mbijetojë shkretëtirës përgjithmonë”, tha Lahur Talabany, kreu i antiterrorizmit në Qeverinë Rajonale të Kurdistanit, rajon autonom kurd në Irakun verior.
Megjithatë, ai ka shtuar se ky process mund të marrë vite.
Një nga shqetësimet kryesore të Baghdadit është të sigurojë që ata që ka përreth të mos e tradhëtojnë për shpërblimin e vënë nga Shtetet e Bashkuara, tha Hisham al-Hashim, këshilltar në qeveritë e Lindjes e Mesme për çështjet e Shtetit Islamik.
Sipas tij, pa tokë për të sunduar, ai e ka të pamundur të pretendojë titullin e kalifatit.
Vitin e kaluar, agjencia e lajmeve iraniane Alalam dhe mediat tjera kanë raportuar se Baghadai është arratisur nga Raqqa drejt Sitres në Libi.
I lindur me emrin Ibrahim al-Samarrai, Bagdadi është një irakian 46-vjeçar i cili u prish nga al-Kaeda në vitin 2013, dy vite pas kapjes dhe vrasjes së kreut të grupit Osama bin Laden.
Ai u rrit në një familje fetare dhe studioi Teologjinë Islame në Irak. Në vitin 2003 ai iu bashkua kryengritjes xhihadiste Salaal, viti kur SHBA-të pushtuan Irakun.
Ai u arrestua nga amerikanët, por pas një viti u la i lirë, pasi konsiderohej si objekt civil dhe jo ushtarak./arbresh.info/
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda