Deputeti i PDK-së, Mergim Lustaku, ka thënë se nuk qëndrojnë arsyetimet që paratë e sigurimeve shëndetësore janë marrë për të paguar pagat e veteranëve.
Lushtaku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deklarimet e tilla janë populliste dhe të panevojshme, që krijojnë pengesa.
Ky është postimi i plotë i Lushtakut:
Deklarimet se janë marrë paratë e sigurimeve shëndetësore për të paguar pagat e veteranëve nuk qëndrojnë. Janë thjeshtë deklarime për konsum politik ditor ndonëse ende jemi në fushatë zgjedhore dhe me veprime të këtilla tentohet të fitohet ndonjë poen politik. Ministria e Financave e ka dhënë arsyetimin e saj dhe si anëtar i Komisionit për Buxhet dhe Financa nga ana e PDK-së e përkrah një qëndrim të tillë si plotësisht të arsyeshëm, ngase nuk mundemi që ta fusim Ministrinë e Financave në obligime dhe penalizime të mëtejme për mos kryerjen e pagave për veteranë që u takojnë me ligj.
Ndërkaq, kur miratohen aktet nënligjore për sigurimet shëndetësore, do të planifikohet buxheti konform atyre akteve.
Veprimet dhe deklarimet populiste veçsa krijojnë pengesa e vonesa të panevojshme në avancimin e proceseve që qeveria ka në përgjegjësi të realizojë.
Pastaj, etiketimi i veteranëve të UÇK-së si militantë është atakim i vlerave të luftës dhe një qasje destruktive në raport me njerëz të cilët kanë dhënë kontributin e tyre në luftën e Kosovës, e që ka prej atyre që vijnë nga të gjitha partitë shqiptare të Kosovës pa përjashtim.
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën