Deputeti i NISMA’s Milaim Zeka do të qëndrojë për një muaj arrest shtëpiak me vendim të Gjykatës Themelore të Prishtinës, pasi u arrestua një ditë më parë për dyshimet për përfshirje në skandalin me viza pune në gjermani.
Me këtë rast, Gjykata Themelore e Prishtinës, ka njoftuar se deputetit Zeka i është konfiskuar edhe pasaporta.
Ky është njoftimi i gjykatës:
Gjykata Themelore në Prishtinë -Departamenti për Krime të Rënda, me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktiminin e paraburgimit kundër të pandehurit M. Z, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar nga neni 283 par.1 lidhur me veprat penale Mashtrimi nga neni 335 par.5 lidhur me par.1 të KPRK-së dhe Shmangia nga tatimi nga neni 313 par. 3 lidhur me par.1 të KPRK- së, sot ka mbajtur seancën dëgjimore me ç’ rast kundër të pandehurit M. Z është caktuar masa e Arrestit Shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji, e cila masë do të zgjasë nga data 16.10.2017 deri me datë 16.11.2017.
Të pandehurit M. Z i sekuestrohet dokumenti i udhëtimit – pasaporta.
Pala ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.
Kurti në Paris, fton kompanitë franceze që të investojnë në ...
Ëndërroni gjëra të bukura, përse është më mirë të flini në k...
Pse ndonjëherë kemi frikë nga përballjet?
Venezuelë, arrestohen pesë persona të akuzuar për komplot ku...
Janjiq: Luhatjet politike rreth njohjes së Kosovës të panevo...
Maqedonci: Armatosja e Serbisë, rrezik për stabilitetin në B...