Një aksident me vdekje ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë, ku një burrë rreth 75 vjeç ka mbetur i vdekur.
Aksidenti ka ndodhur përballë restorant “Durrësit”, ku i moshuari është përplasur nga një makinë.
Burime nga policia lokale bënë me dije për “SYRI.net” edhe dinamikën e aksidentit me vdekje.
Këmbësori ka vrapuar nga një anë e anë e rrugës për të arritur në anën tjetër, duke kaluar trafikndarësen. Por, pa arritur ende të trafikndarësja, është rrëzuar në mes të rrugës dhe është përplasur nga një makinë.
Përplasja ka rezultuar fatale për këmbësorin, i cili ka humbur jetën në vend, ndërsa drejtuesi i mjetit që e përplasi është shoqëruar në komisariat. Megjithëse ky i fundit, shtojnë të njëjtat burime, nuk ka faj për aksidentin, pasi në atë zonë të rrugës (ku ndodhi aksidenti) nuk lejohet kalimi i këmbësorëve.
Kurti merr pjesë në ceremoninë e zbulimit të shtatores së Me...
Sot shqyrtohet në komision ligji i kthyer për rishqyrtim nga...
Sonte rikthehet Liga e Kampionëve me nëntë ndeshje në progra...
Sot protestojnë punëtorët e sigurimit fizik të QKUK-së
Shtëpia e Bardhë: Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e P...
Donald Trump: Do të rris tarifat për Kanadanë, Meksikën dhe ...