Jose Mourinho ka thënë se është “një mision i pamundur” për të menduar që mund ta përfundoj karrierën e tij në Manchester Untied.
“E vetmja gjë që kam dhënë, që është e vërtetë dhe që nuk ka ndonjë keqkuptim, është që unë nuk do t’i jap fund karrierës time në Manchester Untied”, ka thënë portugezi në një konferencë për shtyp, transmeton portali arbresh.info.
“Si është e mundur që në futbollin modern ndonjë trajner të jetë për më shumë se 15-20 vite në të njëjtin klub? Me presionin që ka qenë përreth çdo detyre, Arsene Wenger është i fundit”
“Nëse në këtë moment unë dua të përfundoj karrierën time në katër apo pesë vite, ambiciet e mia nuk do të ishin për të përfunduar karrierën në Manchester United. Mendoj se do të jem në futboll për 15 vite dhe është e pamundur për të qëndruar 17 vite në të njëjtën detyrë. Është një mision i pamundur edhe nëse përpiqni për ta bërë. Wenger do të jetë i fundit”
“Kjo është përgjigjja ime. Nuk mendoj se do të përfundoj karrierën time në Manchester United”
Mourinho është në gjysmë të kontratës së tij tri vjeçare me klubin në Old Trafford dhe insiston se nuk është në bisedime për të nënshkruar një kontratë të re./arbresh.info/
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre