Google ADS

Rama në Shkup, pajtohet me Zaevin për mbledhje të përbashkët të dy qeverive

15:38 | 17 Tetor 2017
Arbresh.info

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndodhet në Shkup për një vizitë pune dhe do të marrë pjesë në Samitin rajonal “100 liderë në biznes nga Evropa Juglindore – Ndërlidhja” me fokus biznesin dhe ndërveprimin ekonomik mes vendeve.

Në kuadër të këtij samiti, Rama u prit nga kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ndërsa në qendër të bisedës ishin marrëdhëniet dypalëshe dhe intensifikimi i shkëmbimeve tregtare, raporton OraNews.

Për t’i dhënë nxitje këtij bashkëpunimi dhe lehtësuar ndërveprimin ekonomik mes vendeve, dy kryeministrat u dakordësuan për mbajtjen në muajt e ardhshëm e mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive shqiptare dhe maqedonase.

Ministritë e Jashtme të të dy vendeve do të përgatisin agjendën e mbledhjes, si dhe do të përcaktojnë kohën e mbajtjes së mbledhjes të dy qeverive.

Liderë nga Ballkani Perëndimor, përfaqësues nga fusha e biznesit nga Evropa Juglindore dhe përfaqësues nga Bashkimi Evropian do jenë pjesë e Samitit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme