Google ADS

Apostolova: Kosova po bën hapa të mirë në luftimin e krimit të organizuar

15:38 | 17 Tetor 2017
Arbresh.info

Nataliya Apostolova, shefja e zyrës së BE-së në Kosovë është takuar me shefin e grupit parlamentar të AAK-së Ahmeti Isufi dhe me deputetin Daut Haradinaj.

Ajo pas fjalimit të Haradinajt dhe Isufit ka thënë se Qeveria Haradinaj ka aprovuar agjendën evropiane dhe se kanë bashkëpunim me këtë Qeveri dhe janë të befasuar me një qasje të mirë të kryeministrit.

Mes tjerash Apostolova është shprehur se pa marrë parasysh që reformat janë të vështira janë këtu që të ndihmojnë, raporton arbbresh.info

“Ne kemi qenë të brengosur për faktin që zgjedhjet e përgjithshme e kanë ngadalësuar procesin  e reformave, por edhe këto, edhe tash zgjedhjet lokale na sfidojnë në programin për reforma. Reformat duhet të jenë të qarta, por janë edhe disa kritere që duhet të plotësohen”, ka thënë ajo.

Apostolova ka folur edhe për liberalizimin e vizave duke thënë se Kosova po i bënë disa hapa të mirë në drejtim të luftës së krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe kjo është gjë e mirë.

Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë ka thënë se është e vetëdijshme që ka shumë reforma që duhet të bëhen në Kosovë por më e rëndësishmja është sundimi i ligjit kurse si prioritet ajo ka thënë se mbetet edhe arsimi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme