Google ADS

Haradinaj kërkon ndihmë nga BE-ja për ligjet që nuk po zbatohen

14:58 | 17 Tetor 2017
Arbresh.info

Shefi i GP të AAK-së Ahmet Isufi , tha se si AAK e dinë që janë vonuar në disa procese e po ashtu edhe në agjendën evropiane, por kjo ka qenë shkaku i zgjedhjeve, raporton arbresh.info

Sipas tij tani kur më është formuar Qeveria jemi zotuar se do të punojmë shumë në mënyrë që ligjet  të përpunohen e po ashtu të ketë edhe zhvillim ekonomik për Kosovën.

“Konsiderojmë se është koha që jo vetëm me deklarata por edhe praktikisht të funksionojë ligji dhe rendi në Kosovë sepse e dimë që korrupsioni e ka dëmtua Kosovën si shtet dhe e ka dëmtu imazhin e saj. Këtë e kemi edhe me një frymë të re që është marrë në Qeverinë e Kosovës me vendimet qe janë marrë e që pritet të merren”, ka thënë Isufi.

Kurse Daut Haradinaj kryetar i Komisionit për Bujqësi ka kërkuar ndihmë nga BE për ligjet  të cilat po miratohen e nuk po zbatohen.

“Mendoj që në të ardhmen e afërt do të kërkojmë që përfaqësues të zyrës së BE të jenë edhe në komision. Kosova ka nevojë për grante. Ne jemi të gatshëm të punojmë dhe me i mbikëqyr ligjet”, ka thënë ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme