Drejtori i Klinikës Infektive të QKUK-së, Hamdi Ramadani ka thënë se të prekurit nga epidemia e fruthit këto ditë në Kosovë janë kryesisht persona të cilët nuk janë vaksionuar dhe imunizuar.
Ramadani ka thënë se deri më tani në këtë Klinikë janë duke u trajtuar 68 raste ndërkohë që vetëm gjatë ditës së sotme janë lajmëruar 11 raste, shkruan arbresh.info.
“Që nga qershori deri më sot kemi pranuar diku mbi 156 raste. Për momentin janë duke u trajtuar 68 raste kurse këto raste që janë të pranuara mendoj që brenda pak ditësh do të lëshohen në shtëpi. Nga ky numër ne sot kemi pranuar edhe 11 raste të reja të regjioneve të ndryshme si nga nga Fushë Kosovë, Prishtina, Rahoveci, Podujeva dhe këta janë të sëmurë të komuniteteve të ndryshme”, ka thënë Ramadani.
Ai ka shtuar se tri nga rastet që po trajtohen në Klinikën Infektive janë në gjendje të rëndë dhe bëhet fjalë për dy fëmijë e një person rreth moshës 37 vjeçare.
“Tri raste janë në gjendje të rëndë, bëhet fjalë për dy fëmijë dhe një të moshuar 37 vjeçar që është pranuar ditë më parë. Ne besojmë dhe shpresojmë që këta sëmurë do të bëhen mirë edhe pse këta dy fëmijë dhe ky i sëmurë kanë edhe probleme të mëhershme”, është shprehur Ramadani gjatë një konference për media.
/arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1569458429785910/
Publikohet lista e Francës për ndeshjet e nëntorit, mungon M...
U.D. Kryeprokurori i Shtetit dhe shefi i misionit të EULEX-i...
LDK sot dorëzon në Kushtetuese Ligjin për zyrtarët publik
Gjinia nuk ishte faktor qendror në zgjedhjet presidenciale
“Mos u merr me mua”, Gresa nervozohet me Vullnetin
Prenkaj: Deklaratat e Gërvallës për Trumpin nuk do të kalojn...