Sot ishte paraparë që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi të dekretojë gjyqtarët serbë të cilët do të punonin në Gjykatën Themelore në Mitrovicë. Por kjo nuk ndodhi për shkak se këta të fundit nuk erdhën që ta bënin betimin të presidenti Thaçi.
Kjo gjë sipas njohësve të drejtësisë shihet si dështim kryesor i Bashkimit Evropian. Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka thënë për arbresh.info se kjo dëshmon jo seriozitetin e BE-së por edhe besimin e tepruar që Kosova ka në raport me bisedimet në Bruksel.
“Dështimi kryesor padyshim i takon Përfaqësueses së Lartë të BE-së dhe ekipit të saj. Kjo është hera e tret që dështon dekretimi i gjykatësve dhe prokuroreve sipas instruksioneve të Serbisë. Kjo dëshmon jo seriozitetin në radhë te parë të BE-se po edhe besimin e tepruar që Kosova ka në raport me bisedimet në Bruksel. Mos zbatimi i marrëveshjeve dëshmon se marrëveshjet e arritura nuk kanë asnjë vlere”, ka thënë Miftaraj për arbresh.info.
Sipas tij , me këtë Serbia edhe njëherë po dërgon mesazhin se institucionet e Kosovës nuk janë serioze dhe shume lehtë bien pre e mashtrimeve.
“Me këtë Serbia dërgon mesazhin se institucionet e Kosovës nuk janë serioze dhe shume lehtë bien pre e mashtrimeve dhe keqpërdorimeve nga ana e Serbisë, përderisa BE nuk i zbaton mekanizmat e saj në raport me Serbinë për të obliguar të njëjtën të zbatoj obligimet e marra”, ka pohuar ai për arbresh.info.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe presidenti Thaçi i cili ka thënë se veprimi i sotëm i pengimit të kandidatëve për gjyqtarë dhe prokurorë që të vinë sot për dekretim, është edhe një dështim dhe paaftësi tjetër e BE-së si ndërmjetësuese në këtë proces të zbatimit të Marrëveshjes për Drejtësi.
“Sot, dekretimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve nga komunitetet joshumicë, nuk ndodhi për shkakun që kandidatët për gjyqtarë dhe prokurorë, nuk erdhën për dekretim. Ata nuk erdhën ngaqë u penguan nga Republika e Serbisë, me qëllimin e vetëm që të mos lejojë integrimin e tyre në sistemin gjyqësor dhe prokurorial të Kosovës. Është ky edhe një hap nga hapat e shumtë që Republika e Serbisë ndërmerr kundër qytetarëve tanë, ngase inkuadrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve nga radhët e komuniteteve joshumicë në Republikën e Kosovës, ka rol të madh në jetën e komuniteteve, në realizimin e të drejtave të tyre dhe në sigurinë e qasjes së barabartë në drejtësi”, thuhet në njoftimin e presidencës.
Sipas marrëveshjes së arritur, gjyqtarët dhe prokurorët më 17 tetor do të duhej të integroheshin në sistemin e drejtësisë të Kosovës./arbresh.info/
Kievi thotë se Rusia ia ka kthyer trupat e 563 ushtarëve
50% e të nominuarve për deputetë nga LDK-ja në Prishtinë, ja...
Shifra të çmendura: Është llogaritur se sa fiton Neymar me ç...
Pamje nga një lum në Gjilan, Aliu thotë se po pastrohet e po...
Maqedonci dhe Komandanti i FSK-së vizituan ushtrimin fushor ...
Ish-eprori i UÇK-së, Xhevahir Geci i bashkohet PDK-së, do të...