Fillon takim i Apostolovës me LDK, aty është edhe Vjosa Osmani

09:13 | 17 Tetor 2017
arbresh.info

Nataliya Apostolova, Shefe e Zyres së BE-së në Kosovë/Përfaqësuese e Posaçme e BE-së  po vazhdon takimet me shefat e grupeve dhe komisioneve parlamentare, duke takuar  sot përfaqësuesit e LDK-së dhe AAK-së, raporton arbresh.info.

Tashmë ka filluar takimi me përfaqësues të LDK-së, dhe aktualisht po mungon Driton Selmanaj, Kryesuesi i Komitetit për Mbikqyrje të Financave  në Kuvend të Kosovës, raporton arbresh.info.

Javën e kaluar ajo ka takuar përfaqësuesit e PDK dhe LVV në Kuvendin e Kosovës, dhe në ditët në vijim do të ketë edhe takime të tjera. Në këto takime pati debate të ashpra rreth vonesave në liberalizimin e vizave për Kosovën.

Qëllimi i takimeve është të kuptohen prioritetet e përbërjes së re të Kuvendit, të informohen deputetët me prioritetet e BE-së për periudhën e ardhshme dhe të diskutohen mënyrat se si BE-ja në Kosovë mund të mbështesë deputetët në zbatimin e reformave që ndërlidhen me axhendën evropiane. Këto reforma rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSA) dhe mekanizmat përkatës – Agjenda e Reformës Evropiane (ERA) dhe Programi i Reformës Ekonomike (ERP); Strategjinë e Zgjerimit dhe Raportin për Kosovën; Udhëzimet për drejtësinë, lirinë dhe sigurinë; Agjendën e Nderlidhjes; dhe dokumentet tjera relevante.

09.00-10.00     Takim me përfaqësuesit e LDK-së

Kuvendi i Kosovës, S3 (takimi i hapur për media)

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti

Kryesuesja e Komitetit për Punë të Jashtme, Vjosa Osmani

Kryesuesi i Komitetit për Buxhet dhe Financa, Lumir Abdixhiku

Kryesuesi i Komitetit për Mbikqyrje të Financave ,Driton Selmanaj

14.30-15.30     Takim me përfaqësuesit e AAK-së

Kuvendi i Kosovës, S1 (takimi i hapur për media)

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi

Kryesuesi i Komitetit për Bujqësi, Daut Haradinaj

/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme