Aktivitetet zgjedhore të partive politike për sot

07:50 | 17 Tetor 2017
Arbresh.info

Fushata zgjedhore vazhdon edhe sot.

Më poshtë keni aktivitetet elektorale që partitë politike kanë planifikuar për sot:

Kandidati i Aleancës për Ardhmërië e Kosovës për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu mban takim me qytetarët. (Hotel Grandi, ora 10:00)

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi takohet me aktivisten e shoqërisë civile, Igballe Rugova. (Lagjja Tohane, afër Kolegjit Riinvest, ora 10:00)

Aleanca Kosova e Re mban konferencë për media në të cilën do të bej prezantimin e projekteve për Prishtinën. (Hotel Sëiss Diamond, ora 11:00)

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi takohet me Shoqatën e Administratorëve të Banesave Publike. (Lagjja Arbëria, afër Meridianit, ora 11:00)

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi  takohet me kryesinë e Federatës së Futbollit. (Lagjja Dardania, afër Termokosit, ora 12:00)

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje! për kryetar të Shtimes, Ruzhdi Jashari mban tubim elektoral në Shtime. (Shtëpia e Kulturës, ora 15:00)

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubime elektoral me qytetarë të Rahovecit. (Shtëpia e Kulturës “ Mensur Zyberaj” në Rahovec, ora 17:00)

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje! për kryetar të Ferizajit, Faton Topalli mban tubim elektoral në Ferizaj. (Sheshi i Qytetit “Hyrë Emini”, ora 17:00)

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi shpalosë programin për banorët e lagjes Lakrishtë. (Lagjja Lakrishte, parkingu afër Pro Credit Bank, ora 18:00)

Partia Demokratike e Kosovws mban tubimin elektoral në Pejë. (Palestra Sportive “Karagaqi”, Pejë, ora 18:00)

Kandidati i Aleancës për Ardhmërië e Kosovës për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu në Vranidoll. (Vila Natyra në Vranidoll, ora 19:00)

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi shpalosë programin për banorët e lagjes Mati 1. (Shkolla Fillore “Pavarësia”, ora 19:00)

Kandidati i Aleancës Kosova e Re për kryetar të komunës së Prishtinës, Selim Pacolli mban tubim me qytetarët e Prishtinës. (Shkolla Fillore Ilira në lagjen Velania, ora 19:00)

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje! për kryetar të Kaçanikut, Basri Kodra mban tubim elektoral në Kaçanik. (Shtëpia e Kulturës, ora 19:30)

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi shpalosë programin për të rinj. (Kodra e Trimave, lagjja “Herticeve”, te Xhamia, ora 20:00)

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubime elektoral me qytetarë të Obiliqit. (Palestra Sportive “Adem Jashari”, ora 20:30)

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi ditën e mbyll prap me të rinjt e lagjes Kalabria. (Lagjja Kalabria, Restoran Collecshen, ora 21:00)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme