Kandidati i AKR-së për kryetar të Fushë Kosovës, Isuf Ahmeti ka thënë se kanë përgatitur një program qeverisës që është i kapshme për qytetarët e kësaj komunë.
“Programin e kemi bazuar në 12 pika”.
“Zhvillimi i infrastrukturës rrugore, çrrënjosja e familjarizimit, ngritja e përgjegjësive, vende të reja të punës, depolitizomi i arsimit dhe modernizimi i objekteve, krijimi për mundësinë që të investohet nga të huajt, krijimi i kushteve optimale për personat me nevoja të veçanta, janë disa prej tyre”, ka thënë Ahmeti, njofton Klan Kosova.
Ai ka thënë se në qeverisjen e AKR-së, Fushë Kosova do të ketë 24 orë ujë të pijshëm.
“Sa i përket 2 kilometërshit që përmendet, kjo është dashur të kryhet më herët”.
“Problemi më ujë duhet të zgjidhet duke e kryer edhe atë 2.3 kilometërsh të gypave dhe qytetarët të kenë ujë”, ka shtuar ai.
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...
Rama: Fitorja jonë në 2025 duhet të jetë përfundimtare, shpë...
Nga çdo kontinent, Kosova paguan qindra miliona për import t...