Ka skaduar ultimatumi i Madridit ndaj qeverisë katalansae, e cila duhej të kthente përgjigje nëse e ka shpallur ose pavarësinë e rajonit.
Presidenti Puigdemont, ka preferuar të turbullojë situatën, duke i dërguar një letër kryeministrit Rahoy, ku ka kërkuar dy muaj për të biseduar, por kreu i qeverisë spanjolle, e ka injoruar plotësisht nismën, duke mos dashur “të përgjigjet”.
Nëse presidenti katalan Carles Puigdemont konfirmon shkëputjen nga Spanja, ai do të ketë kohë deri të enjten në orën 10:00 për të tërhequr deklaratën, në të kundërt, Katalonja autonome përballet me perspektivën e sundimit të drejtpërdrejtë nga Madridi.
Pas një referendumi për pavarësinë dy javë më parë, që u shpall ilegal nga Gjykata Kushtetuese spanjolle, Puigdemont nënshkroi një deklaratë pavarësie, por pezulloi menjëherë zbatimin e saj.
Lideri katalan kërkoi negociata me qeverinë në Madrid, kërkesë e cila nuk i është garantuar.
Puigdemont është tashmë nën presion nga partnerët e koalicionit për të vijuar me shpalljen e pavarësisë, ndërkohë që politikanët spanjollë dhe atë ndërkombëtarë lobojnë për mos-shpallje të shkëputjes.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?