Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka thënë se kushtet që i janë vënë Kosovës në këmbim të liberalizimit të vizave duhet të përmbushen, që qytetarët të gëzojnë lëvizje të lirë nëpër vendet e Bashkimit Evropian.
Institucionet e Kosovës duhet gjithashtu të përqendrohen në luftën kundër korrupsionit, si kusht shtesë, ka porositur Hoxha, ish-ministre e Drejtësisë.
“Agjenda e integrimit evropian dhe lëvizja e lirë e qytetarëve duhet të jetë prioritet, dhe ne të gjithë duhet të gjejmë një konsensus të brendshëm”, ka thënë Hoxha, në një intervistë për European Western Balkans.
“Klasa politike në vend duhet të bashkohet, kur bëhet fjalë për agjendën e integrimit evropian”, ka theksuar ajo./express/
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...