I kthyer në mollë sherri mes Shqipërisë dhe Francës, të kërkuarit si trafikant droge Domart Konjari autoritetet e kanë të vështirë t’i gjejnë adresën e shtëpisë.
Prej një viti 44-vjeçari po ia del mbanë të jetojë në arrati, ndërsa policia, e cila duhet të vërë në dijeni të afërmit për nisjen e gjykimit kundër tij, nuk po i gjen dot as shtëpinë. Sipas zyrtarëve të komisariatit numër 4, Konjari prej 5 vitesh nuk jeton më në këtë zonë e për këtë duhet të kërkojë komisariati numër 1. Gjykata urdhëroi rikërkimin e adresës në mënyrë që të ezaurohet njoftimi, përderisa ky është një ndër kushtet e ndryshimeve për gjykimin në mungesë.
Domart Konjari u arrestua rastësisht duke lënë Shqipërinë fundvitin e 2015-s me një pasaportë false, ndërkohë që rezultoi se ai ishte në kërkim nga Franca si trafikant i një rrjeti që shiste kokainë e heroinë në Marsejë. Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda e mbajti vetëm një muaj në paraburgim të dyshuarin, i cili pasi siguroi masën e detyrimit me paraqitje u arratis në drejtim të paditur.
Në atë kohë pati reagime të forta edhe nga ambasadori i Francës, që akuzoi se po sabotohej puna e autoriteteve franceze. Ndërsa ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani kërkoi falje në emër të gjykatave shqiptare. Por gjykimi i Dormat Konjarit parashikohet të pezullohet për afatin e një viti, një mundësi që afrohet nga ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale. Që do të thotë se në Shqipëri nuk do të ketë më de fakto gjyqe në mungesë, një standard ky që ofrohet për herë të parë nga drejtësia.
Zelensky: Dy civilë u vranë në Sumy nga një sulm rus
Muja: Opozita bën propagandë ndaj Qeverisë Kurti për kontrat...
Netanyahu i kërkon kabinetit të tij ta pranojë marrëveshjen ...
Abdixhiku falënderon qytetarët për mbështetjen: Prezenca jua...
Atletico bindëse pas pjesës së parë, Milani në baraspeshë
Sinani i bashkohet thirrjes së Kamberit për vendosjen e flam...