Ministri grek i Financave Yanis Varoufakis ka akuzuar kreditorët e Athinës për “terrorizëm”, një ditë para referendumit për pakon e reformave që duhet të bëjë Greqia.
Duke folur për gazetë spanjolle ‘El Mundo’, ai tha se huadhënësit e shtetit donin që “mbjellin frikë tek populli”.
Sot më herët dy anët përfunduan fushatat e tyre të referendumit me mitingje të mëdha.
Qeveria ka kërkuar nga votuesit të thonë “JO” kushteve të pakos ndihmëse. Por kundërshtarët paralajmërojnë se kjo gjë do shpie drejt përjashtimit nga eurozona.
Programi i ndihmës ekonomike me Komisionin Europian, Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Qendrore Europiane ka përfunduar të martën.
Bankat kanë qenë të mbyllura tërë javën, me kufizime në tërheqjen e parave. /arbresh.info
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...