Google ADS

Ahmeti: Vendimi i Haradinajt për Pallatin e Rinisë, vendim i mirë për Prishtinën

19:28 | 16 Tetor 2017
Arbresh.info

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka folur rreth vendimit të kryeministrit Haradinaj për Pallatin e Rinis. Ai ka thënë se dy vite më parë komuna ka dërguar kërkesë që Pallati i Rinisë t’i kthehet në pronësi komunës së Prishtinës.

Sipas tij ky është lajm i mirë për Prishtinën dhe si kryetar i Prishtinës ai ka thënë se shpreh edhe njëherë vullnetin për të marr përgjegjësi.

Shkrimi i plotë i Ahmetit në Facebook:

Rreth dy vite më parë Komuna e Prishtinës ka dërguar kërkesën që Pallati i Rinisë ti kthehet në pronësi Komunës së Prishtinës, pra të kthehet nga Ndërmarrje Shoqërore në Ndërmarrje Publike Komunale duke marr parasysh që Pallati i Rinisë është ndërtuar me kontributin financiar të qytetarëve të Prishtinës.

Kishim diskutuar me donatorë për renovimin e salles së djegur dhe investime shtesë, donatorë që edhe sot janë të gatshëm. Përkunder fjalëve qeveria Mustafa nuk e bëri as hapin më të vogël.

Sot u informuam se kryeministri Haradinaj ka filluar proceduren disa mujore për këtë kalim. Ky është lajm i mirë për Prishtinën dhe si kryetar i Prishtinës shpreh edhe njëherë vullnetin tonë për të marr përgjegjësi.

Do të përkrah e përgëzoj çdo vendim të cilës do qeveri që është në të mirë të qytetarëve të Kosoves e posaçërisht të Prishtinës. Ky patjetër se është vendim i tillë.

Shpresojmë në përfundim të shpejtë të procesit!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme