Google ADS

Ëndrrat që paralajmërojnë diçka të tmerrshme

18:57 | 16 Tetor 2017
Arbresh.info

Ka shumë rëndësi që këtyre ëndrrave t’ua kushtoni vëmendjen e duhur, meqë e pavetëdijshmja juaj me anë të tyre dëshiron t’ju thotë disa gjëra shumë të rëndësishme

Kutia

Nëse keni parë ëndërr kutitë, një apo më shumë, atëherë e pavetëdijshmja juaj mundohet t’ua tërheqë vëmendjen te ndonjë fshehjeje. Mund të keni frikë që ndokush të jetë duke fshehur diçka nga ju, apo ndoshta ju jeni duke fshehur diçka të rëndësishme nga të tjerët. Nëse në ëndërr e shikoni kutinë dhe ajo është e zbrazët, kjo d.m.th. se mund të jeni dëshpëruar për diçka, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Rënia nga lartësia

Mungesa e kontrollit, rreziku dhe pasiguria. Një ëndërr e shpeshtë në të cilën na duket sikur biem nga lartësia. Kjo ëndërr na tërheqë vërejtjen se diçka është duke na dalë ndoresh. Ndoshta keni frikë nga dështimi, apo tani jeni duke paguar pasojat e ndonjë veprimi të pamatur. Nëse ëndrrat e tilla janë tepër të shpeshta, atëherë thuhet se meditimi dhe joga mund të ndihmojnë.

Macet

Femërorja, spiritualja dhe fuqia. Nëse në ëndërr shihni mace, kjo mund të jetë shenjë se duhet të lidheni më shumë me aspektin femëror tuajin, apo me shoqet tuaja. Nëse macet i shihni në ëndërr, kjo mund të jetë shenjë edhe se duhet të punoni në rritjen e vetëbesimit tuaj.

Buburrecat

Mbështetja, puna e mundimshme dhe nervozizmi. Ëndërrimi i buburrecëve apo i ndonjë insekti tjetër mund të thotë se ka diçka në jetën tuaj të përditshme që ju “kruan”, apo që ju pengon. Ëndrra ju thotë që të ballafaqoheni me ato probleme, pa i lënë ato të grumbullohen.

Flokët

Seksualiteti, statusi dhe liria. Nëse shihni flokët ëndërr, atëherë kjo mund të thotë se keni problem me pranimin e seksualitetit tuaj. Flokët po ashtu simbolizojnë dëshirën për t’u lidhur me njerëzit e tjerë, pa marrë parasysh a bëhet fjalë për kolegët në punë, miqtë, apo partnerin. Nëse shihni në ëndërr flokë tepër të gjata, atëherë kjo d.m.th. se jeni të etur për liri.

Uji

Ambicia, rreziku dhe tretësira. Ëndërrimi i ujit tregon se jeni një person që dëshiron të ndërmarrë rreziqe, apo do të donit të rrezikonit më shumë në jetë. Keni qëllime të mëdha dhe e pavetëdijshmja juaj ju thotë që të mos hiqni dorë nga to. Mos harroni se nuk mund ta fitoni atë që e dëshironi, pa rrezikuar. Uji po ashtu d.m.th. se keni dëshirë ta keni një jetë të thjeshtë dhe të këndshme.

Udha

Fati, udhëtimi dhe thjeshtësia. Nëse ëndërroni vetëm një rrugë, respektivisht udhë, atëherë me anë të kësaj ëndrre e pavetëdijshmja ju thotë që t’i thjeshtësoni gjërat. Mundohuni që nga jeta juaj ta largoni dramën, e cila ua komplikon përditshmërinë. Në vend të kësaj, përqendrohuni te një udhëtim jetësor, i cili mund t’ju çojë në një vend të mrekullueshëm.

Balta

Palëvizshmëria, rritja dhe shqetësimi. Nëse në ëndërr shihni baltën, kjo mund të thotë se, në jetën e përditshme keni ngecur në baltë, respektivisht duhet të largoheni nga disa gjëra negative, të cilat ju pengojnë që të jeni të lumtur. Balta po ashtu mund ta nënkuptojë edhe një fillim të ri.

Ngjyra e gjelbër

Dashuri, shërim dhe pasion. Nëse shihni në ëndërr ngjyrën e gjelbër, atëherë kjo d.m.th. se ndiheni të lumtur. I doni të tjerët rreth vetes dhe ndieni sesi ata ju duan juve. Nëse ende nuk jetoni me tërë kapacitetin tuaj, atëherë kjo ëndërr ju thotë se do të duhej ta bënit atë gjë. Ëndërrimi i ngjyrës së gjelbër po ashtu tregon se jeni duke kaluar nëpër procesin e shërimit shpirtëror.

Lakuriq në publik

Gjykimi, ndjeshmëria dhe pranimi. Shumica e njerëzve, të paktën një herë në jetë, kanë parë ëndërr se janë lakuriqë në publik. Kjo për shkak se kjo ëndërr simbolizon frikën të cilën e kemi të gjithë: frikën se të tjerët do të na gjykojnë. Qëllimi përfundimtar gjithnjë është që ta pranojmë veten ashtu sikur që jemi. E pavetëdijshmja juaj dëshiron që ju të jeni krenarë me veten tuaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme