Isli Islami flet pas ardhjes së Orielës në “Wake Up”: Ja si është të punosh me të!

18:07 | 16 Tetor 2017
Arbresh.info

Sezoni i ri i Wake Up-it që ka nisur para pak javësh në Top Channel ka sjellë edhe një figurë femërore.
Eno dhe Isli, që ishin mësuar me njëri-tjetrin prej disa sezonesh, këtë herë kanë mundësi “të ngacmohen” edhe me gjininë tjetër jo vetëm duke shkëmbyer batuta me të, por edhe duke i dhënë programit një frymë të re, më të freskët e më të butë.

Oriela Nebijaj, e cila erdhi pas angazhimeve të saj politike si zëdhënëse e PS-së, por edhe si menaxhere në biznes, nuk e refuzoi dot moderimin e një programi mëngjesi në krah të Enos dhe Islit. Jo vetëm ajo, por edhe dy djemtë janë mësuar dhe përshtatur mjaft mirë me Orin, madje tashmë u duket se kanë me të disa sezone që drejtojnë.

Përshtatjen e mirë me Orin e ka konfirmuar pasditen e sotme edhe Isli, ndërsa ka qenë i ftuar në “Pop Culture”, në Top Channel, pasi u pyet se si e ndien veten këtë sezon të ri, kur në studio kanë edhe Orin: “Realisht jemi shumë mirë, edhe unë ndihem shumë mirë. Ori është vajzë e veçantë. Të gjithë ata që e njohin, e dinë këtë.

Që nga hera e dytë, mos të them e para, ne e kemi quajtur Orin gocë garipe, sepse edhe ajo me ne duket se shkon shumë mirë”, – thotë Isli. Po raportet pas programit? Ata janë mësuar tashmë që kohën pas programit dhe mëngjesin ta konsumojnë bashkë, kështu që të gjitha dyshimet për raportet e moderatorëve me hyrjen e re nuk kanë më vend. Gocat garipe si Ori dinë t’i bëjnë të gjithë për vete./Revista Class

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme